Liqeni dhe klima e freskët tërheqin turistët, Pogradeci mbushet me pushues

20 Korrik 2026 | 17:04

Pogradeci mbetet një nga destinacionet kryesore për pushuesit vendas dhe të huaj, të cilët edhe këtë sezon veror vlerësojnë klimën, pastërtinë dhe çmimet e përballueshme që ofron qyteti liqenor.

Sipas të dhënave zyrtare, Pogradeci po përjeton një nga sezonet verore më të suksesshme të viteve të fundit. Muaji korrik ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht pushues vendas, të cilët zgjedhin qytetin për klimën e freskët, shërbimet dhe hapësirat publike.

Pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet që ofron qyteti, duke veçuar pastërtinë, plazhet dhe investimet e bëra në infrastrukturë.

“Zgjedhim Pogradecin për klimën që ka. Pastërtia është shumë e mirë dhe vijmë rregullisht. Ka nevojë gjithmonë për përmirësime, por është një qytet shumë i frekuentuar. Bashkia ka bërë mirë edhe me vendosjen e çadrave.”

“Në përgjithësi kushtet janë të mira. Tani nuk gjen vende lehtë, ka shumë pushues.”

“Kam 20 vite që vij në Pogradec dhe ka ndryshuar shumë. Plazhi është shumë mirë, pastërtia gjithashtu, edhe çadrat”, thonë disa prej pushuesve.

Sipas drejtorit të Turizmit në Bashkinë e Pogradecit, Ledian Zeqollari, qyteti nuk preferohet më vetëm për liqenin dhe klimën, por po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë edhe për turizmin kulturor, historik dhe natyror.

“Trendi është mjaft pozitiv. Vizitorët po tregojnë interes për Bazilikën e Linit, qytetin e Pogradecit dhe atraksione të tjera. Jemi në mesin e sezonit, ndërsa piku pritet në muajin gusht. Kemi turistë nga SHBA, Franca, Gjermania, Çekia dhe Polonia, të cilët janë të prirur drejt turizmit të natyrës. Është rritur ndjeshëm interesi edhe për turizmin historik dhe kulinar”, thotë Ledian Zeqollari, drejtor i Turizmit.

Liqeni, klima e freskët, temperaturat e favorshme, hapësirat në plazhe dhe çmimet e përballueshme kanë bërë që Pogradeci të mbetet edhe këtë sezon veror një nga destinacionet më të preferuara turistike në juglindje të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026