Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez
Gazetarja e Euronews, Elidona Aga, ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën nga fan zona në Tiranë, ku shumë qytetarë po ndiqnin finalen e madhe të Botërorit mes Argjentinës dhe Spanjës. Atmosfera ishte festive, me mbështetës të shumtë që kishin zgjedhur ta përjetonin së bashku sfidën më të rëndësishme të futbollit botëror.
Në intervistën e saj, një tifoz argjentinas foli për emocionet e finales, parashikimin e tij për rezultatin dhe arsyet pse besonte te triumfi i Argjentinës. Ai u shpreh se skuadra e tij mbështetet te karakteri, sakrifica dhe lideri i saj, Lionel Messi.
“Atmofsera është më shumë se e bukur në fan zonë. Nuk di nëse do të kishte një plan më të bukur se kaq. Jam shumë i lumtur dhe krenar që po e shoh ndeshjen këtu me miq shumë të mirë dhe me Euronews”, tha ai.

Për rezultatin e finales, tifozi tha se parashikonte një fitore të Argjentinës me gol të Lautaro Martinez.
“Në parashikimin tim kam parë një ëndërr të lezetshme. Unë them 1-0, me gol të Lautaro Martinez”, u shpreh ai.
Duke shpjeguar pse e shihte Argjentinën favorite, ai tha se skuadra e drejtuar nga Lionel Messi ka një forcë të madhe karakteri dhe luan me shumë përkushtim për fanellën kombëtare.
“Këtu shoh dy skuadra shumë të forta. Unë favorizoj Argjentinën te pjesa e karakterit dhe e atletizmit. Ata duan shumë kombin e tyre, luajnë me gjak për kombin e vet. Ndërsa Spanja ka atë lojën e rrjedhshme dhe të bukur, që e bën shumë të rrezikshme për Argjentinën”, tha tifozi.
Në rast se finalja do të vendosej nga penalltitë, tifozi u shpreh se besonte te aftësitë e portierit argjentinas Emiliano Martinez.
“Duke parë dy portierët, si të Spanjës ashtu edhe të Argjentinës, anoj pak nga kombëtarja ime e zemrës dhe aftësitë e Martinez”, tha ai.

Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët iu afruan banesave (VIDEO)
Belshi, “Toskana e vogël” që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë: Mikpritja dhe gatimet na lanë pa fjalë
Tensione në New Delhi, protestuesit përplasen me policinë pranë Parlamentit (VIDEO)
- 16:49 Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët iu afruan banesave (VIDEO)
- 16:41 Belshi, “Toskana e vogël” që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë: Mikpritja dhe gatimet na lanë pa fjalë
- 16:25 Tensione në New Delhi, protestuesit përplasen me policinë pranë Parlamentit (VIDEO)
- 16:18 Refuzohet kërkesa e pesë prokurorëve serbë për t’u rikthyer në Prokurorinë e Mitrovicës së Veriut
- 16:13 Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj
- 15:34 Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit