Rusia po përgatit luftën më të madhe në Europë që nga 1945, thotë Johnson

20 Shkurt 2022 | 09:47

Të dhënat tregojnë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Europë që nga viti 1945, tha kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson.

Në një intervistë për BBC ai u shpreh se ‘të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar’.

Shërbime e Inteligjencës sugjerojnë se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, deklaroi johnson.

“Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë kjo gjë”, shtoi Johnson.

Deklaratat e kryeministrit britanik u bënë nga Mynihu, ku liderët botërorë u takuan në konferencën vjetore të sigurisë.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se rreth 190.000 trupa ruse janë vendosur tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje, por kjo shifër përfshin edhe rebelët në Ukrainën lindore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026