Rusia po përpiqet të fshijë historinë e Ukrainës, thotë Zelenski

10 Qershor 2022 | 21:37

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se Rusia po përpiqet të fshijë historinë e Ukrainës.

Deklaratën, Zelenski e dha këtë të premte gjatë një bisede online me studentë ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kjo luftë është e dukshme dhe monstruoze, rusët “flasin për qëllime paqësore, por, ata po vrasin fëmijë dhe gra. Misioni rus është të fshijë historinë tonë, shtetin tonë, identitetin tonë dhe të mohojë ekzistencën tonë. Dhe si i tillë t’i tregojë botës se ne kurrë nuk kemi ekzistuar se ne jemi një popull i krijuar artificialisht si një shumëllojshmëri bimësh, ose kafshët”, u shpreh ai.

Ndërsa, në përvjetorin e 350-të Pjetrit të Madh, Putin e ka krahasuar luftën e tij në Ukrainë me aksionet e carit.

“Pjetri i Madh udhëhoqi luftën për 21 vjet, mund të thuhet se ai po luftonte me Suedinë duke u përpjekur të rrëmbejë disa territore . Megjithatë ai nuk po bënte diçka të tillë. Ai po kthente tokën e marrë. Kthimi dhe konsolidimi i tokës. Kjo është ajo që ai po bënte. Tani duket se është radha jonë për t’u rikthyer dhe konsoliduar”, tha Putin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan 250-vjetorin e lindjes, me fishekzjarrë, avionë dhe dronë, me motin që nuk ishte më i miri, diku me shi...
16:38 | 05/07/2026

Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën

Kremlini deklaroi se Rusia po krijon një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën, duke e cilësuar këtë si një masë të nevojshme për garantimin e...
16:21 | 05/07/2026

Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale

Turqia do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s javën e ardhshme, për herë të parë pas 22 vitesh, duke mbledhur në Ankara liderët e...
16:17 | 05/07/2026