Rusia po përpiqet të marrë Donetsk e Luhansk me referendum, pretendon SHBA

3 Maj 2022 | 08:00

Autoritetet ukrainase thonë se një sulm me raketa ruse goditi portin e Odesës në Detin e Zi duke vrarë një 15-vjeçar brenda banesës së tij.

Më herët Moska konfirmoi se kishte goditur edhe një urë hekurudhore në grykëderdhjen e Dniestër në perëndim të qytetit.

Shkatërrimi i urës ndërpret aksesin për dërgesat e armëve dhe ngarkesave të tjera nga Rumania fqinje. Ekspertët thonë se sulmi tregon se Rusia po hap një front të ri beteje në konflikt.

Ukraina Lindore vazhdon të jetë objektivi kryesor i Rusisë. Autoritetet lokale publikuan videon e djegies së një shkolle historike pas bombardimeve  në Luhansk.

SHBA përsërit pretendimin se Rusia po planifikon të aneksojë Donetsk dhe Luhansk.

“Sipas raporteve më të fundit, ne besojmë se Rusia do të përpiqet të aneksojë Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut, të ashtuquajtura, në Rusi. Raportet thonë se Moska ka plane të projektojë referendume për anëtarësim, diku nga mesi i majit”, u shpreh Michael Carpenter, ambasador i SHBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Në kryeqytetin ukrainas, vendasit kanë filluar rindërtimin. Zonat nga veriu i rajonit të Kievit u bombarduan dhe u pushtuan nga trupat ruse vetëm një muaj më parë. Pasi forcat ruse u tërhoqën, ekipet e urgjencës komunale dhe vullnetarët filluan të punojnë për të rivendosur shërbimet bazë si energjia elektrike, uji dhe gazi.

Danimarka bëhet vendi i parë nordik që rihap ambasadën e saj në Kiev, Suedia do të ndjekë të të njëjtin hap sikundër pritet të bëjnë edhe të tjera shtete.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026

Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit

Numri i të vdekurve nga sulmi i fundit rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës është rritur në 22, sipas autoriteteve ukrainase. Kryeqyteti Kiev ishte...
19:15 | 06/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele

Përpara samitit të 36-të të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s, i cili do të mbahet në Ankara, masat e sigurisë janë forcuar rreth...
19:04 | 06/07/2026