Rusia po shton trupat në kufi me Ukrainën, thotë shefi i NATO-s

16 Shkurt 2022 | 12:17

Rusia po shton ende trupat e saj në kufirin ukrainas, tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg përpara një takimi të ministrave të Mbrojtjes të aleancës mbi krizën.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të martën se disa njësi ushtarake kishin përfunduar aktivitetet e tyre stërvitore dhe do të largoheshin nga kufiri.

Por SHBA dhe aleatët e saj kanë shprehur skepticizëm lidhur me këto deklarata.

Kremlini në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar planet për pushtim të Ukrainës me gjithë dislokimin e qindra mijëra trupa në kufi me fqinjin e vet.

“Ne nuk kemi parë ndonjë tërheqje të forcave ruse dhe, natyrisht, kjo bie ndesh me mesazhin e përpjekjeve të vërteta diplomatike nga Rusia, tha Stoltenberg. Ajo që kemi parë është një shtim i numrit të trupave dhe shumë të tjerë që janë duke mbërritur”, tha ai.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se Rusia kishte grumbulluar më shumë se 150.000 trupa në kufirin ukrainas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026