Rusia po xhiron filmin e parë në hapësirë
Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar është gati të bëhet pjesë e një filmi.
Kozmonauti rus Anton Shkaplerov, aktorja Yulia Peresild dhe producenti Klim Shipenko u nisën nga bordi i një anije kozmike, Soyuz MS-19, në Kazakistan.
Tre udhëtarët do të kenë 12 ditë për të xhiruar filmin e tyre, përpara se të kthehen sërish në Tokë.
Filmi me metrazh të gjatë, i titulluar paraprakisht “Sfida” do të shfaqë një mjeke që dërgohet në hapësirë për të shpëtuar jetën e një kozmonauti në vështirësi.
Ekipi rus që do të marrë pjesë vlerësoi se xhirimi i filmit të parë në orbitë do të jetë një përvojë që do të pasurojë njohuritë kinematografike dhe hapësinore.
“Është një përvojë, pasi unë nuk do të kem se kujt t’i kërkoj këshilla. Nuk do të kem kameraman për ta pyetur se si të xhiroj nën dritën e dritares së mjetit hapësinor” shtoi regjisori i filmit, Klim Shipenko, në një konferencë për shtyp.
Aktorja Yulia Peresild, së bashku me regjizorin kanë bërë një stërvitje të rreptë për t’u mësuar në veçanti me mungesën e peshës. Ajo cilësoi se profesionet e aktorit dhe kozmonautit ishin “dy gjëra të kundërta”.
Mediat ruse kanë shkruar se u organizua një konkurs global për të zgjedhur aktoren që do të siguronte rolin e parë femër, duke tërhequr rreth tre mijë pjesëmarrës.
Ky projekt e vendos Rusinë në rrugën e duhur për të mposhtur Shtetet e Bashkuara në garën hapësinore.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta