Rusia rekruton kriminelët/ Putin: Mobilizimi, një sukses, regjistrimet po rriten

5 Nëntor 2022 | 15:49

Rusia ka ndryshuar një ligj që parashikon që të dënuarit për krime të rënda mund të thirren në ushtri nëse janë liruar nga burgu.

Ushtria ruse është akuzuar se ka kryer krime të shumta lufte në Ukrainë. Presidenti Putin ka mirëpritur mobilizimin e suksesshëm.

“Nga 300 mijë rekrutë që nevojiteshin kemi arritur në 318 mijë. Përse 318 mijë? Sepse vullnetarët po regjistrohen dhe numri i tyre nuk po bie, por po ngjitet”- tha Vladimir Putin.

Përpara përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe liderëve fetarë, Putin foli gjithashtu për synimin e përfolur të Polonisë për të aneksuar territore ukrainase, duke cituar një shprehje të Luftës II Botërore.

Ai ka shtuar se niveli i mirëqenies së ish-kolonive perëndimore është arritur duke grabitur pasuritë e Afrikës dhe kontinenteve të tjera.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026