Rusia shpall armëpushim të përkohshëm në Ukrainë për Krishtlindjet e ortodokësve

5 Janar 2023 | 16:35

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të enjten ministrin e tij të mbrojtjes të zbatojë një armëpushim në Ukrainë për 36 orë më 6 dhe 7 janar për të lejuar të krishterët ortodoksë të marrin pjesë në shërbimet e Krishtlindjeve.

Shumë të krishterë ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 7 janar.

“Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse të prezantojë nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, një armëpushim në të gjithë vijën e kontaktit ndërmjet Duke u nisur nga fakti se në zonat e luftimit jetojnë një numër i madh qytetarësh që shpallin ortodoksinë, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në Dita e Lindjes së Krishtit”, thuhet në deklaratë.

Më herët të enjten, Patriarku Kirill udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse dhe një mbështetës i zëshëm i luftës kishte bërë thirrje për një armëpushim të përkohshëm.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026