Rusia sulm masiv në gjithë Ukrainën, të paktën 5 të vrarë

27 Gusht 2024 | 16:57

Dronë dhe raketa ruse goditën të martën gjithë Ukrainën, duke vrarë të paktën pesë persona. Sulmet vijnë një ditë pas një sulmi të ngjashëm intensiv me raketa e dronë, që goditën objektet energjetike në të gjithë vendin.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se gjatë sulmeve të së martës u përdorën 81 dronë, si dhe raketa me vetëdrejtim dhe balistike. Zyrtarët njoftuan se nga mbetën të plagosur 16 persona.

“Ne padyshim që do t’i përgjigjemi Rusisë për këtë dhe të gjitha sulmet e tjera. Krimet kundër njerëzimit nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar”, shkruante zoti Zelenskyy në rrjetin social X.

Në rajonin e Kievit, i cili po përballet me ndërprerje të energjisë pas sulmit të së hënës, gjatë natës u dhanë pesë alarme ajrore.

Administrata rajonale tha se mbrojtja ajrore kishte shkatërruar të gjithë dronët dhe raketat, por mbetjet e tyre kishin shkaktuar zjarre në pyje.

Pas breshërisë me rreth 200 raketa e dronë të së hënës, Kryeministri Denys Shmyhal tha se “infrastruktura energjetike është bërë sërish objektiv i terroristëve rusë”. Ai u kërkoi aleatëve të Ukrainës që t’i sigurojnë vendit të tij armë me rreze të gjatë veprimi dhe ta lejojnë atë t’i përdorë ato për të goditur objektiva brenda Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026