Rusia sulm masiv për të marrë qytetin e Kharkiv, zmbrapsen forcat ukrainase

10 Maj 2024 | 14:10

Ministria e mbrojtjes së Ukrainës ka deklaruar se forcat e saj po zmbrapsin një sulm në rajonin e Kharkiv.

Kievi dërgoi përforcime në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, pas një përpjekjeje për të marrë qytetin rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Një burim i lartë ushtarak ukrainas thotë se forcat ruse kanë avancuar 1 km pranë Vovchansk, në rajonin e Kharkiv.

Burimi informoi se forcat ruse po synojnë të shtyjnë trupat ukrainase deri në 10 km larg kufirit për të krijuar një zonë tampon.

Sulmet ruse në rajon mund të jenë një shenjë që Moska po kërkon të hapë një front të ri në luftë.

Raportet evidentojnë një grumbullim të trupave ushtarake ruse në zonë duke tentuar të zmbrapsin forcat e varfëruara mbrojtëse të Ukrainës.

“Përafërsisht në orën 5 të mëngjesit, armiku pati një përpjekje për të depërtuar vijën tonë mbrojtëse nën mbulesën e automjeteve të blinduara”, tha ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

“Deri tani, këto sulme janë zmbrapsur; betejat me intensitet të ndryshëm vazhdojnë”, vijon njoftimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026