Rusia sulmon me dronë dhe raketa disa zona civile në Ukrainë

23 Tetor 2023 | 15:18

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj disa zonave civile në Ukrainë, duke shkaktuar kështu, sipas ushtrisë ukrainase, viktima në civilë dhe dëme në infrastrukturë.

Tetë zona civile në rajonet e Donjeckut, Hersonit, Berislavit, Sumit dhe Odesës u sulmuan në serinë më të fundit të sulmeve ruse me dronë dhe raketa, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.

Në Donjeck, një ndërtesë u godit dhe mori flakë si pasojë, tha ministri i Brendshëm Ihor Klymenko në Telegram, pa dhënë hollësi për të dhe vendndodhjen e saj. Zjarri u shua nga zjarrfikësit, shtoi ai.

Ai theksoi se në Herson dhe Berislav, fshatrat Tiaginka, Pridniprovske dhe Mikilske, u goditën nga 14 raketa, ku u plagos një person.

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse Jugore të Ukrainës raportuan se nëntë dronë rusë, që tentuan ta sulmojnë infrastrukturën në portin e Odesës në Detin e Zi, u rrëzuan mëngjesin e 23 tetorit.

Copëzat e njërit prej dronëve të rrëzuar e dëmtuan një depo dhe shkaktuan zjarr, i cili u shua shpejt, tha ushtria, duke shtuar se nuk u raportua për viktima.

Sulmet me dronë Shahed, të prodhuar në Iran, zgjatën gati katër orë, sipas saj.

Në rajonin lindor të Donjeckut u vranë tre civilë në 24 orët e fundit, tha guvernatori rajonal, Ihor Moroz, më 23 tetor.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’iu përgjigjet sulmeve të tilla.

“Ne do të përgjigjemi patjetër ndaj çdo manifestimi të terrorit rus. Dhe ndaj këtij sulmi, po ashtu”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake

Presidenti libanez Joseph Aoun e lidhi pjesëmarrjen e vazhdueshme të vendit të tij në bisedimet me Izraelin me fillimin e një tërheqjeje ushtarake nga zonat...
19:23 | 09/07/2026

Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave

Pakistani dhe Katari po punojnë për t’i rikthyer SHBA-të dhe Iranin në tryezën e negociatave, raportuan burime për CNN. Pakistani dhe Katari ishin ndërmjetësit kryesorë...
19:08 | 09/07/2026

Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen

Propozimi i Volkswagen për të shkurtuar deri në 100,000 vende pune dhe për të mbyllur fabrikat po përballet me një provë të madhe të enjten,...
18:58 | 09/07/2026