Rusia sulmon rajonin e Ukrainës me dronë e artileri
Rusia sulmoi rajonin Sumi të Ukrainës me dronë dhe artileri gjatë natës, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës dhe administrata ushtarake e rajonit verilindor.
Rajoni u bombardua tetë herë, shkroi administrata në Telegram, duke shtuar se nuk ka raporte për viktima.
Forcat Ajrore thanë se kanë rrëzuar 12 nga 13 dronët e nisur nga Rusia në drejtim të infrastrukturës energjetike në Sumi.
Administrata rajonale tha se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë përkohësisht në rajonet Sumi, Romni dhe Okhtirka.
Më 17 prill, ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Ihor Klymenko, ka thënë se që nga fillimi i vitit 2024, “trupat ruse kanë bombarduar rajonin e Sumit më shumë se katër mijë herë”.
Për më tepër, ushtria ukrainase raporton vazhdimisht për zbulimin e grupeve të sabotimit dhe të inteligjencës ruse në rajonin Sumi.
Pavarësisht provave dhe dëshmive, Moska mohon se në shënjestër të sulmeve të saj janë objektivat civile.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion