Rusia synon qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv

20 Qershor 2022 | 14:03

Shefi i NATO-s ka paralajmëruar vendet perëndimore se ata duhet të jenë të gatshëm të ofrojnë mbështetje afatgjatë për Kievin.

Katër muaj pas luftës së Rusisë në Ukrainë, Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg i tha gazetës gjermane Bild se perëndimi duhet të përgatitet për një kohë të gjatë.

“Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës. Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”, tha Shefi i NATO-s.

Të dielën, presidenti i Ukrainës dhe këshilltarët e tij pohuan se Rusia tani po përpiqet ta bëjë Kharkivin, në verilindje të Ukrainës dhe qytetin e dytë më të madh të vendit, një vijë të re të frontit të luftës.

Brenda pak orësh Ministria e Mbrojtjes e Moskës njoftoi se raketat ruse Iskander kishin goditur një fabrikë riparimi tankesh në Kharkiv. Zëdhënësi i ministrisë pohoi gjithashtu se deri në 20 automjete të dërguara nga perëndimi janë shkatërruar në dhjetë ditët e fundit.

Ndërkohë sulmi i Rusisë në rajonin lindor të Donbasit vazhdon. Banorët në Lysychansk janë të detyruar të strehohen dhe të jetojnë në bodrume në kushte të vështira, duke u përballur me temperaturat e ulëta gjatë natës, ndërsa burimet e ushqimit dhe ujit janë të kufizuara.

Shumica e tyre duan të largohen, porvombardimet e vazhdueshme po e bëjnë lëvizjen thuajse të pamundur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme

Fabiana Blanco, një vajzë 12 vjecare ka treguar vështirësitë e përjetuara pas 32 orësh e bllokuar në rrënojat e tërmetit të 24 Qershorit në Venezuelë....
10:50 | 06/07/2026

Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona

Dy persona u vranë në një incident me të shtëna këtë të hënë në Offenburg, në shtetin e Baden-Wurttemberg në Gjermani. Policia u thirr në një kompleks apartamentesh pak pas...
10:48 | 06/07/2026

Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet

Bizhuteri me vlerë miliona euro u vodhën të dielën gjatë një grabitje në muzeun e prodhuesit francez të qelqit luksoz Lalique, thanë kompania dhe një...
10:19 | 06/07/2026