Rusia tërheq pothuajse të gjitha trupat e saj nga Bjellorusia

14 Korrik 2023 | 14:26

Rusia ka tërhequr pothuajse të gjitha trupat e saj nga Bjellorusia, ka thënë shërbimi shtetëror i rojes kufitare të Ukrainës.

Ushtria ruse e ka përdorur territorin kryesisht si terren stërvitor për shumë luftëra.

“Për fat të mirë, numri i ushtarëve rusë në zonat e trajnimit bjellorusi është në rënie të vazhdueshme,” tha zëdhënësi i shërbimit Andrii Demchenko në një konferencë shtypi.

“Deri para pak kohësh, ne vlerësonim numrin e tyre deri në 2000 ushtarë, por tani ka ndodhur një tjetër rotacion dhe pothuajse i gjithë personeli rus është tërhequr nga territori i Bjellorusisë”- shtoi ai.

Ushtria ruse mbajti stërvitje të përbashkëta me Bjellorusinë në javët para pushtimit të Ukrainës dhe nisi disa nga sulmet e saj prej andej.

Në fillim të këtij viti, Vladimir Putin tha se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026