Rusia vendos kufizime ndaj WhatsApp e Telegram: Platformat s’bashkpunojnë me ligjin

14 Gusht 2025 | 10:43

Rusia ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të reja ndaj aplikacioneve të njohura të mesazheve, WhatsApp dhe Telegram, duke i akuzuar këto platforma në pronësi të huaj për mungesë bashkëpunimi me autoritetet ruse në hetimet që lidhen me mashtrimin dhe terrorizmin.

Sipas rregullatorit rus të komunikimeve, Roskomnadzor, është shprehur se “po ndërmerren masa për të kufizuar pjesërisht thirrjet në këta mesazherë të huaj”, ndërsa funksionalitetet e tjera mbeten të paprekura për momentin.

Kritikët thonë se Rusia po përpiqet të zgjerojë kontrollin e saj mbi hapësirën e internetit të vendit dhe se përplasja e Moskës me platformat e huaja teknologjike nuk është e re, por ka qenë e vazhdueshme prej vitesh, veçanërisht që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Presidenti Vladimir Putin ka autorizuar zhvillimin e një aplikacioni të ri mesazhesh të mbështetur nga vetë shteti, i integruar me shërbimet qeveritare, ndërsa Moska kërkon të krijojë atë që e quan “sovranitet digjital”, duke promovuar shërbimet vendase dhe duke anashkaluar varësinë nga platformat në pronësi të huaj.

Ministria e Zhvillimit Digjital e Rusisë shtoi se platformat janë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për të bashkëpunuar me autoritetet ruse, por kanë injoruar kërkesat për të ndërmarrë masa kundër përhapjes së përmbajtjeve që nxisin terrorizëm dhe mashtrime.

Meta, kompania mëmë e WhatsApp-it, reagoi ashpër duke u shprehur: “WhatsApp është privat, me enkriptim nga fillimi në fund, dhe sfidon përpjekjet e qeverisë për të shkelur të drejtën e njerëzve për një komunikim të sigurt. Prandaj Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për më shumë se 100 milionë rusë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë privatësinë kudo në botë, përfshirë edhe në Rusi.”

Edhe Telegram, aplikacioni i themeluar nga Pavel Durov, është shprehur se “punon në mënyrë aktive për të ndaluar keqpërdorimin e platformës, përfshirë thirrjet për dhunë apo mashtrime, dhe se heq miliona përmbajtje të dëmshme çdo ditë.”

Human Rights Watch, në një raport të fundit, paralajmëroi se Rusia po zgjeron kapacitetet teknologjike për të forcuar kontrollin mbi infrastrukturën e internetit, duke përfshirë ndalimin e faqeve të padëshiruara dhe bllokimin e mjeteve që përdoren për të anashkaluar censurën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026