Rutte jep alarmin: Moska po zhvillon kapacitetet bërthamore hapësinore
NATO është e shqetësuar se Rusia mund të konsiderojë vendosjen e armatimeve bërthamore jashtë në hapësirë, për të vënë në shënjestër satelitët. Sekretari i përgjithshëm, Mark Rutte e paralajmëroi mundësinë në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sontag”.
Rutte tha se kapacitetet hapësinore të Moskës janë të vjetruara krahasuar me ato të Perëndimit.
“Ndaj dhe zhvillimi i armëve bërthamore në hapësirë është një mënyrë që Rusia të përmirësojë kapacitetet e saj. Kjo është shumë shqetësuese”, tha Rutte.
Edhe pse armë të tilla nuk do të godisnin Tokën, rrëzimi i satelitëve mund të ketë pasoja serioze pasi shumë sisteme të përdorura nga NATO bazohen tek satelitët, përfshirë ata të lundrimit, komunikimit dhe monitorimit të ambientit.
Rutte shtoi se një lëvizje e tillë nga Rusia do të shkelte Traktatin për Hapësirën e Jashtme të vitit 1967, e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik. Traktati ofron ende një kornizë për ligjin mbi hapësirën ndërkombëtare dhe ndalon ngritjen e armëve të shkatërrimit në masë në hapësirë.
Sipas Rutte, aleatët e NATO-s po përshtaten ndaj sfidave të reja, duke shkëmbyer informacione dhe duke zhvilluar satelitë më të mbrojtur.
“Në vitet e fundit, hapësira është populluar shumë. Ajo është bërë e rrezikshme dhe e paparashikueshme. Ne e dimë që konkurrenca për hapësirën është e ashpër dhe po bëhet më e hidhur dhe jo vetëm në aspektin ekonomik. Është diçka që prek sigurinë tonë”, ka shtuar Rutte.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme