“Sa apartamente të humbën ku ishe në bashki?”, Berisha debat me Shalsin

24 Nëntor 2022 | 10:56

Me debate ka nisur seanca e sotme e Kuvendit, ku për disa minuta kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bllokuar edhe foltoren e Kuvendit.

Ndërkohë Berisha shkëmbeu replika edhe me deputetët e maxhorancës.

Një prej tyre ishte edhe Eduard Shalsi, i cili i kujtoi Berishës se në rend të ditës ishte edhe pika e buxhetit, jo vetëm projekti për Portin e Durrësit.

Menjëherë Berisha iu drejtua Shalsit: “Ose zbaton rregulloren ose ne do të rrimë këtu non stop, 24 ose 48 orë”.

“Shalsi, sa apartamente të humbën kur ishe në Bashki? Më thuaj këtu, më thuaj. Sa apartamente t’i morën? 8 apartamente ia morën”, tha ai më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026