Sa do të paguajnë familjet që konsumojnë mbi 800 kilovat në muaj?

8 Shtator 2022 | 15:35

Fasha e konsumit prej 800 kilovat për orë që vendosi qeveria si masë për të përballuar krizën energjetike prek 4 për qind të familjeve shqiptare që paguajnë mbi 7 600 lek në muaj pa TVSh, ose 9120 lek me TVSh.

Çmimi për kilovat do të mbetet 9.5 lekë për të gjitha familjet që konsumojnë 800, ose më pak kilovat në muaj.

Për çdo kilovat që konsumohet mbi këtë fashë, do të aplikohen çmimet e tregut të lirë, që aktualisht janë 42 lekë për kilovat, ose rreth 4 herë më shumë.

Cilat familje preken nga kjo masë?

Qeveria thotë se ato përbëjnë 4 për qind të totalit të familjeve, por që konsumojnë rreth 20 për qind të energjisë së konsumuar nga familjarët.

Fasha mbrojtëse për konsumin e energjisë për familjarët është aplikuar nga PD deri në 2013-n.

Në atë kohë ajo ishte 300 kilovat. Familjet që konsumonin më pak e paguanin me rreth 7 lek kilovati, ndërsa çdo sasi e konsumuar mbi këtë fashë paguhej me 13.5 lekë kilovati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026