Sa e cenueshme është ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran
Ekonomia shqiptare është e cenueshme sa herë që një krizë ushtarake apo ekonomike shpërthen në një pikë të globit.
Fronti i ri i luftës së hapur mes Izraelit dhe Iranit, mund të krijojë probleme, edhe pse efekti i tyre mund të jetë i zbehtë në raport me krizën e cmimeve që solli shpërthimi i lufës Rusi-Ukrainë.
Por, nëse shohim bilancet tregtare, shkëmbimet me Izraelin i kushtojnë cdo vit vendit tonë 50-60 mln euro, ndërsa ato me Iranin rreth10 herë më pak. Në këto vende, ne marrim kryesisht, lëndë djegesë, plastikë, apartura, qelq dhe fruta të thata. Dhe bazuar në volumin që zë, kjo tregti konsiderohet modeste me Izraelin dhe e papërfillshme me Iranin.
Madje edhe për tregun e naftës, për të cilën Irani zë rreth 5% të prodhimit dhe furnizimit global, Shqipëria është jashtë kontratave, pasi pjesa më e madhe e gjithë furnizimeve vjetore me lëndë djegëse, që arrijnë deri në 615 mijë tonë vijnë nga India, Italia dhe Arabia Saudite.
Pra, megjithë bllokimin e mundshëm të zinxhrit tregtar, ndikimi pritet të jetë në nivele minimale në disa fraksione të tregut, pasi partnerët tanë kryesorë janë shtetet e Europës, SHBA dhe Kina, të cilat kanë ristrukturuar tregtinë pas vitit 2022.
Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm