Sa kohë duhet të fshish një adresë false nga “Tik-Tok”? Eksperti i IT tregon hapat
Eksperti i IT, Besmir Semanaj duke folur për bullizimin që çoi në vetëvrasje Bedrie Lokën tha për “Review” në Euronews Albania se ndonëse një adresë Tik Tok-u mund të fshihet, do të duhet kohë që infromacionet e publikuara nga kjo llogari të mos qarkullojnë në Google.
Ai tha se pasi adresa është fshirë për disa ditë ende informacionet do të duken, por nuk do të jenë më të klikueshme, pra nëse dikush do të dojë të shikojë postimin, pasi e ka kërkuar në Google, linku nuk ka për ta çuar asgjëkundi.
“Përderisa këto adresa janë fshirë, dhe Google i ka indeksuar, heqja nga indeksimi merr ca kohë, pas disa ditësh këto lajme nuk do dalin. Nëse janë fshirë llogaritë kemi të bëjmë me një cache pra nëse ne e klikojmë, por llogaria është fshirë, linku nuk do të na çojë gjëkundi.
Që të hiqet do duhet të kalojnë disa ditë. Nëse kemi një vendim gjykate dhe i drejtohemi Google-it me një vendim gjykate atëherë mund të fshihet nga cache, por me vendime gjykate është shumë e vështirë që të largosh informacione të caktuara”,-tha eksperti i IT.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të Bedrie Lokës: Kemi pasur konflikte, por e doja
- Tronditëse/ 3 video në celularin e djalit të Bedrie Lokës vërtetojnë dhunën ndaj saj
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë