Sa kushton energjia e vjedhur, 340 mijë megavat humbje në janar-gusht
Mbi 1 mln megavat energji elektrike ka humbur në vend nga janari deri në gusht. 712 mijë megavat, është pjesë e humbjeve të pashmangshme që quhen humbje teknike, ndërsa 30% është vjedhur nga abonentë familjarë ose biznese.
Pra, nga lidhjet e paligjshme, vendi ynë ka humbur në 8 muajt e parë të vitit 338 mijë megavat.
Nëse kjo sasi nuk do të vidhej, e do të paguhej nga familjarët, OSHEE do të arkëtonte 3.2 mld lekë, ose 28 mln euro.
Nëse në skemën e lidhjes së paligjshme është përfshirë edhe biznesi, i cili faturohet me çmim më të lartë, dëmi ka përmasa më të mëdha.
Por, nëse kjo sasi energjie do të shitej në treg të huaj me çmimin mesatar të bursës 272 euro/megavat, vendi do të përfitonte 92 mln euro deri në gusht.
Një task-forcë po kontrollon prej muajit shtator ata që vjedhin energjinë elektrike, si pjesë e planit të kursimit të energjisë këtë dimër, por edhe si pjesë e strategjisë për të reduktuar humbjet me 1 % çdo vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta