Sa mundësi ka Fredi Beleri për t’u zgjedhur eurodeputet? Analiza e gazetarit

8 Maj 2024 | 22:46

Gazetari Arbër Hitaj është shprehur se Beleri e ka thuajse të pamundur që që zgjidhet eurodeputet.

Komentet Hitaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Beleri është i 24-ti në listë dhe i duhen mbi 200 mijë vota që të zgjidhet.

Ai tha gjithashtu se vendosja për kandidim e Belerit është thjeshtë një truk elektoral i Mitsotakis, për të marrë votat e nacionalistëve.

“Beleri është i 24-ti në listën për deputetë. Duhen të paktën mbi 100 mijë vota që të zgjidhet. E ka ndoshta 200 e ca mijë vota. Është thjesht një truk elektoral i Mitsotakis që të marrë votat e nacionalistëve.

Unë mesa kam parë edhe exit pollet kam parë se Beleri nuk zgjidhet dot eurodeputet, sepse është thuajse e pamundur. Mediat e kanë sulmuar, mediat e majta e kanë sulmuar shumë”, tha Hitaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026