“Ndalimi i tradhtarëve në zgjedhje”- Koçi: Për nismën ligjore shërbeu rasti Beleri

1 Maj 2024 | 13:38

Mazhoranca kërkon që të ndalojë tradhtarët nga kandidimi në zgjedhje. Nisma ligjore është depozituar gjatë kësaj jave nga deputeti socialist Petro Koçi, i cili e propozon këtë amendament në ligjin e dekriminalizimit. Në një reagim për Euronews Albania, deputeti Koçi thotë se e ka ndërmarrë këtë iniciativë nisur nga rasti i Fredi Belerit.

“Është absud fakti që PD ka propozuar ndalim të përjetshëm zgjedhjeje apo emërimi të shtetasve që kanë kryer vepra të ndryshme kriminale por ka harruar të përfshijë tradhëtinë ndaj atdheut, përdhosjen e simboleve shtetërore kombëtare. Për ta verifikuar këtë gjë shërbeu rasti Beleri”, tha Koçi.

Po ashtu, Petro Koçi deklaron se ky ndryshim ligjor do të ndihmojë edhe partitë politike.

“Projektligji pengon të zgjidhen jo vetëm shtetasit që mund të kenë kryer këtë figurë krimi por edhe parti të tipit ‘Agimi i Artë’ si Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë të kandidojnë persona të përfshirë në krime kundër Repulikës së Shqipërisë. Projektligji në një farë mënyre i shpëton nga rimëkatimi si personat e dënuar për këto vepra por edhe partitë politike”, tha ai.

Nisma fillimisht do të diskutohet në komisionet parlamentare dhe më pas do të kalojë për miratim ose jo në parlament. Në mënyrë që amendamenti të marrë dritën jeshile, socialistëve i nevojitet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, e për këtë rrjedhimisht edhe bashkëpunim me opozitën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026