Sa përfiton shteti nga shtesa e konfiskuar tek “Eyes of Tirana”

30 Shtator 2022 | 16:19

Pronari dhuroi 4600 metra të kullës në qendër të kryeqytetit me emrin “Eyes of Tirana”. Ai nuk pranoi që katet shtesë të shemben, sikundër nuk pranoi ta blejë këtë shtesë dhe të paguajë gjobën për të.

Dhurimi duket alternativa më efektive që mund të pasohet po njësoj edhe tek 30 ndërtesat e tjera të paligjshme në Tiranë të ndërtuara 2 vitet e fundit.

Me çmimin e sotëm të referencës, ku 1 metër katror kushton 1250 euro, katet që ka sekuestruar shteti kushtojnë 5.8 mln euro.

Me çmimin e tregut që shkon 1800 deri ne 2200 euro m2, shtesa e sekuestruar ka një vlerë ndërmjet, 8 mln dhe 10 milionë euro.

Dhe nëse sipërfaqja e marrë do të vlerësohet me çmimin e një mjedisi që jepet për biznes, ajo vlen nga 16 deri në 23 mln euro.

Por, kjo sipërfaqe, sipas vendimit në fuqi do të lëshohet për strehimin e banorëve që janë prekur nga projektet lokale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026