Sa shpenzojnë shqiptarët për mish, ndër të fundit në Europë

8 Shkurt 2024 | 14:10

Një shqiptar harxhoi mesatarisht gjatë vitit 2022 rreth 385 euro për konsumin e mishit. Të dhënat tregojnë se shpenzimet e tij për këtë produkt u rritën 17% në raport me vitin paradhës. Llogaritë dalin nga Eurostat, i cili na rendit ndër vendet e fundit në Europë për shumën që paguajmë për frymë.

Sipas klasifikimit, e fundit është Turqia me 258 euro për frymë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 265 euro mish për frymë, Bullgaria me 300 euro, Polonia me 329 euro, Hungaria me 339 euro Bosnja me 370 euro dhe Shqipëria me 385 euro.

Në krahun tjetër shpenzimet më të larta për mish në Europë janë Luksemburg ku shpenzohen 790 euro në vit për frymë. Më tej në renditje ne Islanda me 785 euro, Zvicra me 740 euro, Belgjika me 719 euro mish për frymë të shpenzuara në vit.

Mishi kushton më shtrenjtë në Luksemburg dhe në Zvicër, ku niveli i çmimeve është 2.5 herë më i lartë se në pjesën tjetër të Europës. Sipas klasifikimit, niveli i çmimeve është kryesisht më i lartë në vendet e Europës së Veriut si Islanda, Danimarka dhe Luksemburgu.

Në vendet e lindjes mishi është një produkt i lirë në krahasim me Europën Perëndimore.

Në Shqipëri vitet e fundit çmimi i mishit është rritur, duke reflektuar problemet me prodhimin vendas për shkak të rënies së numrit të krerëve. Në krahun tjetër kërkesa po vjen gjithnjë e në rritje nga flukset e larta turistike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026