Shtohen kursimet në lekë, depozitat u zgjeruan me 27 miliardë në dhjetor
Depozitat në lekë, në dhjetor 2023 patën një ecuri pozitive.
Sipas Bankës Qendrore, stoku i kursimeve në monedhën vendase nw fund tw vitit arriti në 579 miliardë lekë.
Kjo është një rritje prej 2.5% më krahasim me muajin e mëparshëm, ose 14 miliardë lekë më shumë.
Edhe në nëntor, kursimet në lekë u zgjeruan ndjeshëm, me rreth 17 miliardë lekë, më e larta që nga dhjetori i vitit 2021.
Në ecurinë pozitive të kursimeve në lekë ndikuan individët, tw cilwt shtuan kursimet e tyre pa afat në banka, e qw sollën 75% të rritjes. Ndikimi i dytë më i lartë erdhi nga korporatat dhe me bazë vjetore, depozitat u rritën me 5%, ose 27 miliardë lekë më shumë.
Ndërkohë, kursimet në valutë të huaj tregojnë se depozitat në euro nuk shënuan rritje domenethënëse në fundvit, edhe pse stoku i depozitave arriti në 7.3 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Nga ana tjetër, depozitat në Dollarë Amerikanë regjistruan rritje gati 5%, duke kapur vlerën e përgjithshme të 753 milionë dollarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare