Sacha Cohen rikthehet si ‘Borat’, publikohet filmi i ri komedi në prag të zgjedhjeve presidenciale

23 Tetor 2020 | 19:23

Rikthehet Borat, gazetari dhe personaliteti televiziv më i njohur i Kazakistanit.

Seria e dytë me protagonist aktorin Sacha Baron Cohen, i xhiruar në mënyrë sekrete në Shtetet e Bashkuara, është publikuar këtë të premte.

Filmi i parë, që daton 14 vite më parë, shënoi sukses masiv në kinema, duke arkëtuar 262.6 milionë dollarë fitime.

Që përpara publikimit zyrtar, filmi krijoi sensacion në mbarë botën, me artikuj të dedikuar në gazeta dhe revista, pasi ngjarjet lidhen me dy prej temave më të nxehta: fushatën presidenciale në SHBA dhe pandeminë globale të Covid-19.

Revista amerikane Variety shkruan se Sacha Baron Cohen është rikthyer për të trazuar zgjedhjet.

Ndërsa gazeta spanjolle ‘El Espanol’ e cilëson filmin si më jo korrektin e vitit.

Një artikull i është kushtuar edhe nga italiania ‘La Republicca’, që shkruan për rikthimin e gazetarit më të çmendur nga Kazakistani.

Këtë herë, Borat rikthehet në Shtetet e Bashkuara, për të martuar të bijën me personin më të afërt me presidencën.

Një nga skenat më të komentuara është intervista e avokatit të Donald Trump, Rudy Giuliani me aktoren Maria Bakalova, e cila interpreton vajzën 15-vjeçare të Borat.

Videoja ku ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut shfaqet i shtrirë në krevat bëri xhiron e internetit, pasi e tregon atë në një pozicion jo të hijshëm.

Përmes Twitter-it, Giuliani sqaroi se videoja është e fabrikuar dhe nuk e paraqet atë duke kryer veprime të papërshtatshme.

‘Nëse Sacha Baron Cohen pretendon të kundërtën, atëherë ai është një gënjeshtar,’ shkruante Giuliani.

Filmi tashmë mund të shihet në mbarë botën në Internet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026