Saga e jetëve legjendë, Konomi: Diplomaci, kulturë dhe histori përmes 5 personazheve

8 Nëntor 2020 | 16:16

Iu deshën tre vite punë, për t’i dhuruar lexuesit “Sagën e jetëve Legjendë”. Gazetari Arjan Konomi përmes stilit rrëfyes ka sjellë jetët e 5 personazheve të rëndësishëm në Historinë e njerëzimit.

“Ideja është kjo: që të përhapesh më shumë kulturën botërore në fusha të ndryshme, nga diplomacia, nga arti, nga historia, nga shkenca dhe ku ka më bukur ti mësosh këto gjëra nëpërmjet jetës së këtyre personazheve të famshëm siç janë te saga 2. Lenini, Mata Hari, Luigji i 14-te, Marie Currie dhe Aleksandri i Madh”, shprehet ai.

Arjan Konomi tregon se përmes këtij libri gjithkush ka mundësinë të njohë kulturën, dashuritë e jetës, dramat, dhimbjet dhe vuajtjet e personazheve duke nisur nga Aleksandri i madh deri tek Lideri i revolucionit rus, Vladimir Lenini.

“Mund të marrësh kënaqësinë e leximit sepse është shkruar me një stil rrëfyes sikur lexon një roman. Por ndërkohë merr shumë elementë të kulturës së përgjithshme, është një mundësi shumë e mirë për të rritur bagazhin kulturor të njeriut, për të njohur më tepër historinë artin kulturën dhe të gjitha këto të bëjnë njeri tjetër.”

Saga e jetëve legjendë është i dyti i këtij lloji i sjellë për publikun pas suksesit të librit të parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026