Sainz rinovon me Ferrarin

21 Prill 2022 | 20:54

Piloti Carlos Sainz nënshkroi të enjten zgjatjen 2-vjeçare të kontratës me “Ferrarin”. Akordi, i njoftuar para Çmimit të Madh të Emilia Romanjës që mbahet të dielën, do ta mbajë 27-vjeçarin të lidhur me skuderinë e kuqe deri në fund të 2024-s.

Sainz befasoi në sezonin e tij të parë me “Ferrarin”, pasi mposhti shokun e skuadrës Charles Leclerc në renditje.

Por spanjolli ka qenë i dyti pas kryesuesit të kampionatit, pas tre raundeve të para të këtij viti. Sainz, që spikati në xhiron e hapjes të Çmimit të Madh të Australisë dy javë më parë, është pas Leclerc me 38 pikë.

“Ferrari” ka përfituar avantazhe si pasojë e ndryshimit të rregullave dhe rezulton makina më e shpejtë, me Leclerc që ka fituar 2 nga 3 raundet e para.

Si Sainz edhe kolegu 24-vjeçar kanë tani kontrata që do të zgjasin deri në fund të 2024-s.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026