Salianji i kërkon Berishës të ndalë sulmet ndaj Yuri Kim
Deputeti demokrat Ervin Salianji i ka kërkuar Sali Berishës të ndalë sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara.
Deklarata e Salianjit u bë gjatë mbledhjes së grupit të PD, e shoqëruar me debate të shumta mes mbështetësve të Komisionit të Rithemelimit dhe pjesës së PD që mbështeste Lulzim Bashën.
“Secili prej jush është në të drejtën e vet për sa kohe flet në cilësi personale dhe jo në emër të grupit, por zoti Berisha duhet të ndalen sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara. Problemet ja kemi shkaktuar njeri-tjetrit, nuk mund të shpallim fajtorë ambasadorët për gabimet e dikujt. Na ka ndarë jo mbështetja ndaj një personi, por mbështetja që i kemi dhënë siglës dhe puna për demokratët”, mësohet të jetë shprehur Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre