Salianji: Qeverisë i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve. Përgjigjet Balluku

22 Shtator 2022 | 13:18

Deputeti demokrat Ervin Salianji replikoi me zv.kryeministren Balluku lidhur me raportimin e saj në Kuvend për sulmet kibernetike që goditën Shqipërinë.

Salianji theksoi se Shqipëria është e vetmja në rajon që ka dështuar nga sulmet, pasi vendet e tjera nuk kanë pësuar një rrjedhje të tillë të dhënash.

“Ne këtë po kërkojmë që të mbahen përgjegjës, edhe Rama që mashtron dhe ata që kanë qenë përgjegjës për këtë që nuk kanë mbrojtur, nuk ka dështuar Shqipëria jo ka dështuar qeveria, i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve”, tha Salianji.

Balluku në përgjigje të Salianjit theksoi se Shqipëria nuk ka humbur asnjë të dhënë nga sulmi kibernetik

“Asnjë e dhënë nuk është zhdukur nga sistemi këtë ka thënë Rama. Ky sulm ka pasur si synim fshirjen totale të të dhënave por nuk ia kanë dalë”, tha Balluku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026