Salianji takim me mbështetësit në Tiranë: PD-së i duhet epërsi morale, Rama dhe Berisha autokratë

29 Maj 2026 | 20:00

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në sheshin përpara Akademisë së Arteve në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Salianji tha se pa një proces të ndershëm të brendshëm, Partia Demokratike nuk mund të synojë fitoren në nivel kombëtar ndërsa theksoi se opozita nuk mund të fitojë zgjedhjet nëse brenda saj përsëriten të njëjtat problematika që denoncon në proceset zgjedhore në vend.

“Pa krijuar epërsi morale nuk mund t’i bindim dot qytetarët shqiptarë. Shqipëria po zbrazet çdo ditë dhe kjo është një tragjedi. Nuk mund të kërkojmë ndryshim në vend nëse nuk e bëjmë më parë brenda vetes sonë. Njeri ‘rilindje’, tjetri ‘ripërtëritje’. Njeri vjedh Shqipërinë, tjetri vjedh opozitën. Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha autokrat i opozitës. Qytetarët shqiptarë po e bëjnë dallimin dhe për shumë njerëz që thonë ku janë të rinjtë në PD, shikojeni edhe sheshin sot… të rinjtë janë në PD dhe duan t’i bashkohen PD-së. Rama nuk mban përgjegjësi sepse i vjedh zgjedhjet dhe ne nuk arrijmë si Parti Demokratike që të çojmë thuajse 800 mijë fitues në kutitë e votimit që të tejkalojmë numrin e votave që Edi Rama vjedh. Nëse Edi Rama vjedh zgjedhjet, ne nuk mund të lejojmë që në PD të grabiten zgjedhjet, të vidhen zgjedhjet, të mos bëhen zgjedhje”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026