Samiti/ Erdogan ndër liderët e parë që largohet, qëndron vetëm pak orë në Tiranë

16 Maj 2025 | 15:49

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i cili ishte i pranishëm në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian të mbajtur në Tiranë, është lideri i parë që është larguar nga Shqipëria.

Ai qëndroi vetëm pak orë, ku mbajti fjalën e tij në sesionin e parë të samitit dhe më pas është larguar drejt Rinasit.

Presidenti turk mësohet të ketë pasur një takim gjatë qëndrimit të tij në Tiranë me kancelarin gjerman Merz.

Pas takimit dhe fjalës së mbajtur në sesionin e parë të Samitit, Erdogan nuk ka qëndruar për drekën që liderët po konsumojnë, por është larguar drejt aeroportit.

Pas përfundimit të sesioni të parë të samitit janë larguar edhe liderët e tjerë si: presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kancelari gjerman Friedrich Merz si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026