Samiti i liderëve të BE, fokus i diskutimeve emigracioni dhe lufta në Ukrainë

17 Tetor 2024 | 16:00

Çështja e emigracionit ishte kryesore në bisedimet gjatë samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, të cilët u mblodhën këtë të enjte në Bruksel.

Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte gjithashtu lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, situata në Gjeorgji, Moldavi dhe Venezuelë, si dhe përpjekjet për të rritur konkurrencën e BE-së.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ishte i pranishëm dhe prezantoi planin e tij të fitores para liderëve evropianë.

Megjithatë, asnjë prej këtyre çështjeve nuk mori vëmendjen e duhur si migrimi, një temë sfiduese ku disa liderë e shohin si rrezik për mbijetesën e tyre politike.

“Evropa duhet të mbrojë ata që kanë nevojë për mbrojtje, por jo çdo person mund të vijë në BE,” tha i prerë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Ne duhet të jemi në gjendje të zgjedhim se kush vjen sipas rregullave tona,” shtoi ai, duke theksuar se ulja e migrimit të parregullt është një parakusht për hapjen që i nevojitet kontinentit.

Edhe Kryeministri i Greqisë, Kyriákos Mitsotákis, u shpreh se “Greqia ka zbatuar një politikë të ashpër, por të drejtë të migracionit për pesë vitet e fundit dhe ishte i lumtur që Këshilli po e njeh gradualisht rëndësinë e dimensionit të jashtëm të migracionit.”

Çështja e emigracionit është ashpërsuar ndjeshëm që kur blloku përfundoi në maj një rishikim gjithëpërfshirës të rregullores së azilit, duke përmbyllur gati katër vjet negociata të vështira, që kritikët besonin se nuk do të kishin sukses.

Pavarësisht nga momenti historik, të cilin Brukseli e përshëndeti si “historik”, një numër në rritje i qeverive po kërkojnë më shumë veprime për të ndaluar kalimet e parregullta kufitare dhe për të frenuar kërkesat për azil.

Një ide është krijimi i “qendrave të kthimit” jashtë territorit të BE-së.

Sipas këtij plani, vendet do të transferonin emigrantët, aplikimet për azil të cilëve u janë refuzuar, në këto qendra të jashtme dhe do t’i detyronin ata të prisnin atje derisa të përfundojë procesi i dëbimit.

Kjo logjikë mbështet protokollin Itali-Shqipëri, i cili tashmë është funksional. Tirana, megjithatë, ka paralajmëruar se ky plan është “ekskluziv” vetëm për Romën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026