Shpërthim në trenin që transportonte deputetë të Parlamentit Evropian në Bruksel
Sot në Strasburg ka ndodhur një shpërthim në trenin që po transportonte deputetë të Parlamentit Evropian për në Bruksel, raporton “Politico”.
Politikanët sapo kishin hipur në trenin e Eurostar në orën 14:57, kur u bë evakuimi.
Emmanuel Fullon, një asistent parlamentar belg i grupit Renew Europe, shkroi në internet se dëgjoi një “shpërthim”.
Pele Gertsen, një zyrtar danez nga partia e Majtë, e përshkroi evakuimin si “kaotik”.
Shërbimet zjarrfikëse shkuan në vendngjarje në stacionin e trenit në Strasburg.
“Ka ndodhur një incident teknik në tren në stacionin e Strasburgut”, konfirmoi shërbimi për shtyp i parlamentit, duke shtuar se shërbimet e tij janë në kontakt me autoritetet kompetente dhe po bëjnë çmos për organizimin e mjeteve alternative të transportit.
“Ju lutemi qëndroni të qetë”, u kërkoi kolegëve të tij zyrtari parlamentar Guillaume Pringiers në një email të parë nga Politico.
Parlamenti Evropian cakton trena specialë për anëtarët dhe punonjësit e tij midis Brukselit dhe Strasburgut, ku ndodhen dhomat e tij. Në orën 14:57, treni kishte 750 ulëse të rezervuara, njoftoi shërbimi për shtyp i parlamentit.
Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë