“Samiti në Tiranë, zhvillim pozitiv për Ballkanin”, Pollozhani: BE i dha mesazh SHBA
Lura Pollozhani, studiuese në universitetin e Gracit, ishte këtë të premte e ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku ka folur rreth samitit të liderëve të Evropës i cili u mbajt sot në Tiranë.
Ajo tha se ky ka qenë një zhvillim pozitiv për Ballkanin Perëndimor, pasi në këtë formë BE tregohet edhe më e bashkuar përballë SHBA-së.
“Është një tendencë për të krijuar një front më të bashkuar brenda BE-së. Këtu besoj, deri diku fakti që Trump dhe politika e tij e jashtme janë të paparashikueshme në shumë mënyra, deri diku ndihmon, sepse jep mesazhin që BE duhet të jetë sa më e vendosur.
Edhe pse papashikueshmëria e Trump na bën të ndihemi jo rehat, në aspektin e afrimit të politikave të jashtme të BE, ka qenë një zhvillim i mirë. Këtu ne si shtete të Ballkanit Perëndimor, dalim deri diku fituese, pasi këtu njëra nga pikat kryesore të politikës së jashtme të BE ka qenë gjithmonë zhvillimi. Kjo tregon një lëvizje pozitive për ne, është pozitive që Samiti u mbajt në Tiranë”,-tha Pollozhani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta