Sanchez: Nuk vuaj nga sëmundje kardiovaskulare! Opozita po përhap mashtrime
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka mohuar publikisht thashethemet që qarkullojnë javët e fundit në lidhje me një problem serioz me zemrën e tij. Sanchez i quajtur raportimet si lajme të rreme të përhapura nga e djathta ekstreme.
Ai shtoi se nuk vuan nga ndonjë sëmundje kardiovaskulare. Sipas tij qeveria po bën një punë të mirë duke qenë se opozita përdor gënjeshtrat për të bërë opozitë.
“E djathta ekstreme dhe ultra e djathta kanë njoftuar fundin e kësaj qeverie që nga dita e parë. Tani, për më tepër, ata po përhapin mashtrime për shëndetin tim.
Makina e baltës funksionon gjithmonë në të njëjtën mënyrë: ata e lançojnë mashtrimin nga një pseudo-media, deputetët e tyre e amplifikojnë atë dhe komentatorët e tyre e turbullojnë bisedën publike.
Unë nuk vuaj nga ndonjë sëmundje kardiovaskulare, por edhe nëse do të vuaja, nuk do të kishte asnjë problem. Ka miliona njerëz që vuajnë prej tyre dhe bëjnë jetë normale falë shërbimeve publike që ju i çmontoni.
Nëse mënyra juaj e vetme për të bërë opozitë është përmes gënjeshtrave, kjo do të thotë se po bëjmë vërtet një punë të mirë”, shkruan ai.
40 të vdekur nga të nxehtit brenda pesë ditësh në Francë
Von der Leyen drejt Armenisë në mbështetje të kursit pro-evropian
Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 16:30 40 të vdekur nga të nxehtit brenda pesë ditësh në Francë
- 16:18 “Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
- 16:07 Letër e hapur Ramës, Koçeku: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga politika e vjetër
- 15:44 40 qytete nënshkruajnë një pakt historik, vendosin kushte për qendrat e inteligjencës artificiale
- 15:34 Nis në Uashington raundi i pestë i bisedimeve Liban-Izrael
- 15:27 Von der Leyen drejt Armenisë në mbështetje të kursit pro-evropian