“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

23 Qershor 2026 | 16:18

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës Shqiptare në Nju Jork, e cila këtë vit i kushtohej shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, Kepi sqaroi se thirrjet për bojkot dhe protestat e organizuara nga disa persona të panjohur në komunitet nuk kanë lidhje me kauzat e popullit në Shqipëri, por thjesht shfaqin një imazh përçarës të diasporës.

“Protesta këtu në New York ose organizatorët nuk kanë asnjë lidhje me protestën që po ndodh në Shqipëri, as me mesazhe, as me mënyrën e organizimit. Në Shqipëri populli është çuar në këmbë dhe po ankohen për ato që ne, edhe unë e përfshij veten, jemi larguar nga Shqipëria, se 35 vitet e fundit sistemi politik në Shqipëri e ka larguar çdo shqiptar. Nuk na ka dhënë asnjë lloj të ardhme, na ka prurë vetëm trazira. Politika ka qenë gjithmonë një rrëmujë dhe shqiptarët nuk mundohen më me atë politikë.

Ndërsa protestuesit këtu në New York, në vend që të protestojnë dhe t’i bashkohen atyre në Shqipëri, me mendimin tim po i prishin punë atyre në Shqipëri. Një, me pjesëmarrjen e dobët që kanë ato në protesta – me 20 veta në protestë nuk quhet protestë për mendimin tim. Dhe e dyta, në Shqipëri siç thashë dalin me pankarta kundra regjimit, kundra sistemit, për ndryshim, për një Shqipëri më të mirë. Ndërsa këtu në New York tre javë rresht kanë bërë në protestat e tyre fjalime kundra paradës shqiptare, të mos të merret pjesë në paradën shqiptare. Po e goditnin paradën shqiptare”, tha Kepi.

Ai theksoi se organizatat që operojnë prej dekadash në SHBA nuk mund t’u bashkohen nismave individuale që kanë si qëllim sulmet personale dhe dëmtimin e aktiviteteve kulturore kombëtare.

“Kanë mbajtur dhe fjalime kundra meje personalisht dhe për mendimin tim kjo nuk është një gjë e drejtë që kanë bërë ata, dhe thjesht na kanë nxjerrë si të përçarë si komunitet. Arsyeja pse mendoj vetë që ka ndodhur kjo, është se dy nga organizatorët kryesorë nuk janë të diasporës. Një prej tyre nuk është as prej New Yorkut, vjen nga Filadelfia të bëjë protestë në New York. Kur ka shqiptarë sa të duash në Filadelfia, në çfarëdo vendi, ai do të bënte protesta atje.

E kanë thënë vetë organizatorët që nuk iu bashkua asnjë organizatë atyre në protestë, dhe arsyeja është kjo: ata janë dy individë të panjohur në komunitetin tonë. Nuk munden shoqatat që janë tash 30 vite apo 50 vite t’i bashkohen një individi të panjohur që nuk ia dinë qëllimin, dhe kur del me mesazhe kundra shoqatave, me mesazhe kundra individëve këtu që nuk kanë të bëjnë me qeverinë shqiptare dhe me politikën shqiptare”, shtoi Kepi.

Marko Kepi ka shprehur mbështetjen e tij duke theksuar se do të qëndrojë gjithmonë në krah të interesave të popullit dhe të së mirës së Shqipërisë.

“Si individ do jem gjithmonë krah popullit shqiptar për ato që kërkon populli shqiptar, për të mirën e Shqipërisë dhe të mirën e shqiptarëve. Unë edhe në rrjetet sociale të mia e kam nxjerrë me kohë që edhe në anglisht… “let freedom ring” siç themi në Amerikë… le të ketë drejtësi”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Letër e hapur Ramës, Koçeku: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga politika e vjetër

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke publikuar një letër të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në mesazhin e saj, ajo shpreh...
16:07 | 23/06/2026

Ministri i Mbrojtjes: Të përdorësh emrin e UÇK-së për politikë, është turpi më i madh

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i është bashkuar reagimeve ndaj Dritan Goxhajt, i cili ka dalë në krye të artikulimit të kërkesave të protestës të...
15:20 | 23/06/2026

Gjyqi i “Sterilizimit”, Beqaj jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen e koncesionit të “Sterilizimit” është shtyrë këtë të martë, pasi prokurorët e SPAK kërkuan kohë për...
14:23 | 23/06/2026