Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, rritet çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare

14 Janar 2025 | 19:45

Sanksionet e reja amerikane ndaj prodhuesve rusë të naftës po shkaktojnë një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Brenda një jave, çmimi ka pësuar një rritje prej më shumë se 7%.

Aktualisht, një fuçi naftë në bursën europiane kuotohet me 81 dollarë, duke u rritur ndjeshëm nga 76 dollarë që ishte më 8 janar.

Po ashtu, bursat amerikane kanë regjistruar luhatje të ngjashme.

Sanksionet amerikane synojnë prodhuesit rusë të naftës dhe anijet cisternë që transportojnë këtë lëndë djegëse, dhe pritet të kenë ndikim të rëndësishëm në treg.

Ndërkohë, efekti nuk është ndjerë ende në Shqipëri, ku pikat e karburanteve po tregtojnë ende me çmimet e javës së kaluar.

Megjithatë, ekspertët ndërkombëtarë shprehen të shqetësuar për mundësinë e destabilizimit të tregjeve globale të naftës.

Një nga pasojat më të mëdha të sanksioneve është se flota e anijeve cisternë që Rusia përdor për eksportimin e naftës do të zvogëlohet ndjeshëm, duke rritur kështu kostot e transportit të mallrave.

Gjatë vitit 2024, më shumë se 180 anije cisternë transportuan mbi 530 milionë fuçi naftë, që përbënin rreth 42% të eksporteve të përgjithshme të naftës ruse me rrugë detare.

Nga këto, rreth 300 milionë fuçi u dërguan në Kinë dhe pjesa tjetër në Indi. Përveç embargos ndaj anijeve cisternë, Uashingtoni ka vendosur sanksione të tjera ndaj dy prej kompanive më të mëdha ruse të naftës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026