Sanremo shpall fitues Maneskin, Francesca Michielin dhe Ermal Meta u renditën në vend të dytë dhe të tretë

7 Mars 2021 | 10:47

Maneskin u shpallën fituesit e edicionit të 71-të të festivalit të Sanremos me këngën ‘Zitti (CITI) e buoni’.

Grupi i krijuar tre vite më parë në X Factor dhe që i përket rrymës rock, ishte dhe grupi i preferuar i Vasco (VASKO) Rossit i cili kishte shprehur preferencën e tij për ta në profilin e tij në Instagram.

 Në natën finale të festivalit, të 26 artistët pjesëmarrës performuan këngët e tyre  ndërkohë që rezultati u vendos nga një kombinim mes jurisë së publikut, jurisë së medias dhe jurisë me përfaqësues nga grupe të ndryshme sociale.

 Fedez & Francesca Michielin u renditën në vendin e dytë ndërsa, Ermal Meta u rendit në vendin e tretë, pavarësisht se ishte në krye të klasifikimit për katër netë me radhë.

Lexoni gjithashtu:

Kantautori shqiptar Ermal Meta shkëlqen në Sanremo, i pari në dy klasifikime të ndryshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026