Sarah McBride transgjinorja e parë në historinë e SHBA që votohet senatore
Tridhjetëvjeçarja Sarah McBride u bë të mërkurën e para transgjinore në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që fiton një vend në senat.
McBride, përfaqësuese e demokratëve, fitoi një vend në senatin e shtetit të Delawere.
“Mendoj se rezultati i sotëm tregon qartë atë që e kam ditur gjithmonë, që qytetarët e distriktit tim janë me mendje të hapur, dhe shohin idetë e kandidatëve, jo identitetin e tyre,” – u shpreh McBride pas rezultatit të zgjedhjeve.
McBride ka që prej vitit 2012 që është përfshirë në politikë për të drejtat e komunitetit LGBT dhe të drejtat e njeriut.
Ajo njihet për faktin se ka advokuar për ndryshimin e legjislacionit në mënyrë që të luftohen paragjykimet, diskriminimi dhe dhuna në lidhje me identitetin gjinor.
Lexoni gjithashtu:
New Jersey bëhet shteti i 12-të në SHBA që legalizon mariuanën
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania