Sarkozy kritikon thirrjen e Macron për zgjedhje të parakohshme, paralajmëron “kaos”

17 Qershor 2024 | 12:01

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy kritikoi presidentin aktual Emmanuel Macron për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për parlamentin, duke vlerësuar se kjo përbën një rrezik të madh për vendin dhe presidentin.

Sarkozy, i cili ishte president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, tha në një intervistë për “Journal de Dimanche” se vendimi i Macron mund ta shtyjë vendin në “kaos” nga i cili do të jetë e vështirë të dalësh, raporton “Euractiv”.

Duke folur për liderët e së djathtës, Sarkozy vlerësoi se kreu i Asamblesë Kombëtare, Jordan Bardella, është i papërvojë dhe do të duhet të kompensojë mungesën e përvojës së tij, sepse nuk ka qenë kurrë në gjendje të menaxhojë asgjë.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Francë më 30 qershor dhe 7 korrik dhe sondazhet e fundit sugjerojnë se në Francë e Majta e Bashkuar dhe Bashkimi Kombëtar i ekstremit të djathtë mund të mposhtin koalicionin e Presidentit Emmanuel Macron.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026

Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente

Autoritetet franceze kanë arrestuar 32 persona të dyshuar për shkaktimin e zjarreve në 22 departamente të vendit që nga fillimi i verës, njoftoi të shtunën...
15:48 | 11/07/2026