Scholz bën thirrje për solidaritet me hebrenjtë, në nisje të festës së tyre

8 Dhjetor 2023 | 07:15

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të enjten për solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, teksa  ka ndezur qiriun e parë në nisje të Hanukkah, festivalit të dritave që shënojnë hebrenjtë.

“Kjo është në veçanti me rëndësi për ne”, ka thënë Scholz në Berlin. “Kjo është mënyra se si secili mund ta përforcojë shprehjen “Kurrë më’”.

Scholz e ka ndezur qiriun e parë në një shandan të gjatë me nëntë shtylla, të njohur si hannukiah, në Portën e Brandenburgut.

Ai ka thënë se ka qenë e përshtatshme që ky shandan të qëndrojë në zemrën e kryeqytetit gjerman, “si simbol i shpresës dhe besimit, dhe si simbol i lidhjeve të pandashme me hebrenjtë e shtetit tonë”.

Scholz ka folur edhe për sulmet e grupit palestinez Hamas në tokën izraelite, më 7 tetor, dhe incidentet antisemitike në Gjermani.

Hamasi, grup palestinez, që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Nuk e pranojmë faktin që shtetasit tanë hebrenj duhet të frikësohen për të treguar hapur fenë e tyre, kulturën, përditshmërinë, kur dëshirojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre bazike për të qenë të dukshëm, të drejtë që e kanë të gjithë në shoqërinë tonë, pa dallim”, ka thënë Scholz.

Organizatori i ngjarjes, rabini Yehuda Teichtal, e ka falëndëruar Gjermaninë, dhe Scholzin, duke e cilësuar vendin si fener të demokracisë. Mesazhi i Hanukkah është “drita mbi errësirën, demokracia mbi tiraninë”, ka thënë Teichtal. Ai ka bërë thirrje për “më shumë drita, më shumë lumturi, më shumë vetëdijësim për hebrenjtë”.

Qindra incidente antisemitike janë regjistruar në Gjermani ditëve të fundit.

Hanukkah përkujton ridedikimin e Tempullit të Dytë në Jerusalem pas një revolte kundër grekëve në vitin 164 para erës sonë, dhe “mrekullinë e dritës” së një qiriu që digjet për tetë ditë. Festivali zgjat tetë ditë, këtë vit deri më 15 dhjetor. Çdo ditë, ndizet nga një qiri në shandan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Më shumë se katër muaj pasi u vra në ditën e parë të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, Ali Khamenei, i cili e...
20:21 | 03/07/2026

Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet

Kryeministri portugez, Luis Montenegro i ka kërkuar këtë të premte BE-së, Spanjës dhe Marokut të mbështetje me avionë shtesë zjarrfikës në rast se zjarret përkeqësohen...
20:15 | 03/07/2026