Scholz njofton mbështetje shtesë ushtarake për Kievin gjatë vizitës së Zelenskyt

11 Tetor 2024 | 16:57

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është zotuar të premten se vendi i tij do ta mbështesë Kievin me një paketë të re ushtarake në vlerë 1.4 miliard euro kah fundi i këtij viti.

Scholz, i cili u takua të premten në Berlin me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se ndihma e re ushtarake përfshirë kundërajrorë, tanke, artileri dhe dronë.

Ndihma do t’i dhurohet bashkërisht me vendet partnere, Belgjikën, Danimarkën dhe Norvegjinë.

“Ky është mesazh i qartë për [presidentin rus Vladimir] Putin: të blesh kohë nuk funksionon. Ne nuk do ta kufizojmë mbështetjen për Ukrainën”, tha Scholz.

Zelensky është në një turne në Evropë ku synon ta paraqesë para vendeve aleate “planin e fitores” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, si dhe për të kërkuar leje për përdorimin e armëve të aleatëve për sulme thellë brenda Rusisë.

Buxheti i Gjermanisë për këtë vit parasheh gati 7.5 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, ndërsa plani i buxhetit të vitit të ardhshëm parasheh rreth 4 miliardë euro.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy tërmete të njëpasnjëshëm “shkundin” Iranin, sa ishte magnituda

Dy tërmete janë regjistruar këtë të të hënë në Iran. Mësohet se tërmeti i parë me magnitudë 5.2 ra pranë Kuzaran në provincën perëndimore të...
09:03 | 20/07/2026

I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA

Në shtator të vitit 2024, ekspertët holandezë të sigurisë kibernetike zbuluan se dikush kishte depërtuar në sistemet kompjuterike të Policisë Kombëtare dhe kishte hyrë në...
08:51 | 20/07/2026

Alarm në hapësirë, NASA: Pjesë e raketës Falcon 9 mund të përplaset me Hënën më 5 gusht

Eksplorimi i hapësirës ndonjëherë ka pasoja që nuk janë menjëherë të dukshme. Sipas shkencëtarëve të NASA-s, një copë rakete mund të përplaset me Hënën në...
08:45 | 20/07/2026