Scholz paralajmëron mbështetësit e Hamasit në Gjermani: Do ndiqeni penalisht

12 Tetor 2023 | 11:39

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi gjatë fjalës në parlament këtë të enjte, se kushdo që lavdëron Hamasin, fal vrasjen ose djeg flamujt izraelitë, do të përballet me ndjekje penale.

Ai tha se një grup pro-palestinez i quajtur Samidoun do të ndalohej të operonte në Gjermani. Scholz akuzoi anëtarët e këtij grupi se dolën në rrugët e Berlinit të shtunën për të festuar vrasjen e civilëve izraelitë duke shpërndarë ëmbëlsira për kalimtarët.

“Kjo është e kobshme, kjo është çnjerëzore,” i tha ai Bundestagut. “Ne nuk do të qëndrojmë pranë përballë urrejtjes dhe nxitjes. Ne nuk tolerojmë antisemitizmin”- deklaroi Scholz.

Scholz njoftoi gjithashtu ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Hamasit në Gjermani.

Kujtojmë se tashmë Hamas është klasifikuar si një grup terrorist në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Megjithëse Hamasi nuk ka asnjë organizatë zyrtare në Gjermani – kancelari tha se një ndalim do të përfshinte të gjitha shoqatat dhe aktivitetet në mbështetje të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026