Scholz: Putin ka frikë se demokracia do të përhapet në Rusi

21 Qershor 2022 | 08:07

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin i frikësohet “demokracisë” që po përhapet në Rusi.

Scholz tha se Putin po përpiqet të ndajë Europën dhe të kthehet në një botë të dominuar nga sferat e ndikimit, raporton Sky News.

Në një intervistë për gazetën Muenchner Merkur, kancelari u pyet nëse Putin do të pranonte që Ukraina të afrohej më shumë me Bashkimin Europian.

“Presidenti rus duhet të pranojë se ekziston një komunitet i demokracive të bazuara në ligj në lagjen e tij që po afrohet gjithnjë e më shumë së bashku. Ai qartazi ka frikë nga shkëndija e demokracisë që përhapet në vendin e tij”, theksoi Scholz.

Brukseli ka shprehur mbështetjen për Ukrainnën, për t’i dhënë statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Por, liderët e vendeve të BE-së do të thonë fjalën e fundit në një samit në Bruksel më 23-24 qershor

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi në Coney Island, Brooklyn, New York, vonë natën...
11:14 | 05/07/2026