“S’do ketë më kontrolle”- Rama prezanton në Lezhë planin e paqes fiskale me biznesin

18 Prill 2025 | 16:38

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të premteje një takim me sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve në qytetin e Lezhës, ku prezantoi planin e qeverisë për “paqen fiskale”. Sipas kreut të qeverisë kjo nismë synon lehtësimin e barrës ndaj biznesit, forcimin e bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe krijimin e një klime më të qëndrueshme ekonomike.

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të sektorit privat, Rama tha se “paqa fiskale” është një marrëveshje besimi mes shtetit dhe biznesit, që do të garantojë stabilitet dhe do të shmangë kontrollet e panevojshme tatimore për ata që respektojnë ligjin. “Biznesi do të ketë mundësinë të paguajë detyrimet bazuar në të ardhurat e një viti më parë, të indeksuara me rritjen ekonomike, dhe në këmbim nuk do t’i nënshtrohet më kontrolleve nga tatimet,” tha Rama, duke e cilësuar këtë si një mekanizëm të suksesshëm që ka rrënjë që nga kohët e Romës së lashtë.

Ai shtoi se kjo nismë do të shoqërohet me një proces rikthimi në sistem të bizneseve që kanë pasur probleme me deklarimin e të ardhurave në të kaluarën. “U japim mundësinë të deklarojnë fitimet e padeklaruara të pesë viteve të fundit, pa penalitete, me vetëm 5% taksë,” u shpreh kreu i qeverisë.

Një tjetër fokus i takimit ishte edhe zhvillimi i turizmit në Lezhë. Rama njoftoi nisjen e një projekti për promovimin e kulinarisë tradicionale të zonës, duke e cilësuar si një aset të jashtëzakonshëm për tërheqjen e vizitorëve. “Lezha ka një emër të madh për guzhinën e saj dhe është koha ta kthejmë këtë në një vlerë ekonomike konkrete. Po punojmë për një guidë të re gastronomike që do të mbështesë hotelerinë dhe agroturizmin,” tha ai.

Sipas Ramës, hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të sjellë rritje të ndjeshme të vlerës së pronave dhe më shumë investime, ndërsa Lezha do të përfitojë drejtpërdrejt nga ky zhvillim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026

Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në rrugën “Adria”. Rama e ka cilësuar si një nga akset më...
14:17 | 23/07/2026

Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)

Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të enjteje në tokat e fshatit Rromës të Mallakastrës. Sipas burimeve paraprake, flakët kanë përfshirë dhe djegur toka...
14:04 | 23/07/2026