‘Së bashku drejt së ardhmes’, Presidenti Biden mesazh shqiptarëve

28 Korrik 2022 | 11:37

Presidenti amerikan, Joe Biden ka dhënë një mesazh me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një aktiviteti të mbajtur në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë video mesazhin e Biden, ku ai ka theksuar se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në të ardhmen, për të luftuar korrupsionin dhe në rrugën drejt BE-së.

“Shikojmë drejt së ardhmes. SHBA-të do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë, për të forcuar institucionet demokratike, luftuar korrupsionin dhe në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian. Së bashku do të japim një të ardhme me të mirë për fëmijët tanë”, u shpreh Biden ndër të tjera.

Presidenti theksoi se “Kur Shtetet e Bashkuara mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë, një dashuri e përhershme për lirinë dhe vlerat e demokracisë, të cilat nuk u thyen kurrë kur populli i Shqipërisë ishte nën diktaturë. Sot, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë aleate në NATO, partnere që punojnë së bashku për mbrojtjen e lirisë demorkacisë në Evropë dhe në botë”.

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve.

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vitesh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991 me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026