Seanca për Bordin e Paqes, Balla: Moment historik! Bardhi: Ku qëndron urgjenca për ta përmbyllur sot këtë proces
Seanca plenare në Kuvend është hapur me fjalën e kreu të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla e ka cilësuar ftesën për “Bordin e Paqes” një moment historik dhe pozitiv për Shqipërinë.
“Sot Kuvendi thirret të marrë një vendim me një kërkesë të veçantë politike e historike, që shkon përtej rendit të zakonshëm të ditës ku Republika e Shqipërisë dhe Rama kanë ftuar të jenë anëtar të Bordit të Paqes.
Vlerësim i drejtpërdrejtë për rolin e Shqipërisë dhe një shënon një moment të pa precedent pozitiv ku Shqipëria shihet si faktor që ndikon në paqe, e jo më një shtet periferik.
Trump e cilëson këtë nismë si një përpjekje historike dhe madhore si një qasje e re në ndërtimin e paqes, kudo ku sot ka konflikte, me një fokus të veçantë në Gaza. Jo më vëzhgues, jemi ftuar si bashkë themelues”, tha Balla.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti pyetjen se pse është urgjente të shqyrtohet ky projekt ligj për Bordin e Paqes 12 orë pasi Këshilli i Ministrave e kaloi në Kuvend.
Sipas tij Kuvendi me kërkese të Këshillit te Ministrave mund te shqyrtojë dhe miratoje një projekt ligj me procedurë të përshpejtuar por jo më parë se një jave nga procedura e shqyrtimit. Ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi se Kushtetuta kështu e ka përcaktuar.
“Qytetarët e dëgjuan hartimin por nuk dëgjuan asnjë fjalë se ku qëndron nxitimi i Shqipërisë për ta përmbyllur këtë proces sot. Në 10 minuta fjalë së për çfarë arsye dhe ku qëndron urgjenca e shqyrtimit e këtij projektligji me rëndësi historike tha kolegu. 140 deputetë duhet ta votojnë 12 orë në total pasi ka mbërritur nga Këshilli i Ministrave.
Dëgjuat ndonjë argument. Nuk mund të vihet e të bëhet propagandë, nuk mund të talleni me SHBA e të dilni për arritjet historike kur para pak vitesh e keni quajtur presidentin e SHBA turpin e njerëzimit”, tha ai.
“Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene